Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Ushtria po vazhdon operacionin, prioritet eliminimi i terroristëve të Hezbollah

schedule19:05 - 26 Shtator, 2024

schedule 19:05 - 26 Shtator, 2024

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant ka bërë të ditur se ushtria po vazhdon operacionin dhe se është e fokusuar në eliminimin e terroristëve të Hezbollahut, çmontimin e infrastrukturës sulmuese të Hezbollah si edhe shkatërrimin e raketave.

Sipas BBC Gallant është takuar me drejtorët e lartë ushtarakë për të diskutuar lidhur me vijimësinë e operacioneve, duke nënvizuar se do të thellojë humbjen e Hezbollah.

Gati në një vit luftimesh ndërkufitare nga lufta në Gaza janë zhvendosur rreth 70,000 njerëz në Izraelin verior, ndërsa në Liban, rreth 90,000 njerëz janë zhvendosur rishtas që nga e hëna, shkruan më tej BBC.

/acbnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!