Salianji u dënua me burg, Çupi: Deputetët e PD ‘pushtuan’ gjykatën, e mbrojnë sepse janë vetë të korruptuar!

schedule18:43 - 26 Shtator, 2024

schedule 18:43 - 26 Shtator, 2024

“PD dhe deputetët e PD, ndoshta dhe anëtarët e PD kanë një fatkeqësi tjetër që i ngjajnë me shefin e tyre, me bosin e tyre”, kështu u shpreh analisti Frrok Çupi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News.

Gjatë intervistës në studio, Çupi foli është për dënimin e deputetit të PD Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit të Përgjithshëm për akuzën e kallëzimit të rreme.

Çupi theksoi se ata që dalin dhe e mbrojnë Salianji e bëjnë për faktin se janë të përfshirë edhe vetë në korrupsion.

“PD dhe deputetët e PD, ndoshta dhe anëtarët e PD kanë një fatkeqësi tjetër që i ngjajnë me shefin e tyre, me bosin e tyre. PD duke i ngjarë Berishës, nuk e ka përfillur kurrë ligjin apo drejtësinë. Dhe akti më domethënës sot ishte deputetët e PD pushtuan gjykatën dhe nuk ka ndodhur që një parti të vërshojë në gjykatë. Dhe këta janë deputetë të zgjedhur nga populli. Kushdo që ka parë ato pamje sheh se kjo gjysmë e politikës shantazhin drejtësinë në mënyrën më të lehtë. Këta jetojnë sipas tyre në një shoqëri ku nuk ka ligje, por ku ka dhunë e shpifje. Vetëm për shpifje nuk është dënuar njeri në këtë vend, por shpifja ul dinjitetin e njeriut. Është një grupim që nuk ngjall aspak shpresë…Unë e lexoj si një prakticitet të tyre, ata e dinë që Saliu mbaroi punë dhe do të shkojë atje ku ka vendin dhe ndoshta do t’u duhet ndonjë rrugë shprese tjetër, dhe me siguri do të dëgjojnë Salianjin në ballkon.

Sa i përket thirrjeve për protestë, Çupi tha se nuk kanë më mbështetje.

“Ne jemi mësuar me destabilitetin e këtij grupimi që quhet PD. Edhe kur e kanë përkrahur PD apo liderin e PD, edhe atëherë njerëzit nuk kishin informacion. Njerëzit e kanë ditur të ndershëm Berishën. SPAK çmontoi të pandëshkueshmit dhe “të ndershmit” që janë të zhytur në krim dhe korrupsion, e mbrojnë Salianjin sepse secili prej tyre ka ngarkesa për korrupsion”, tha ndër të tjera analistin në Tirana Live në ABC News.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!