Limit për pagesat me para në dorë/ Ekspertja: 90 përqind e qytetarëve kryejnë blerje në cash, të merren masa emergjente

schedule14:35 - 26 Shtator, 2024

schedule 14:35 - 26 Shtator, 2024

Qeveria shqiptare do të kufizojë pagesat me para në dorë për individët. Këto masa parashikohen në planin e veprimit për periudhën 2024-2027, ku ndër të tjera, me qëllim nxitjen e pagesave elektronike, është parashikuar edhe ulja e komisioneve për përdorimin e terminaleve POS.

Ekspertja për ekonominë, Eriola Hoxha tha se duhen marrë masa emergjente për kufizimin e parasë cash.

“Masat në mënyrë graduale janë ndërmarrë ndër vite nga të gjithë aktorët që kanë tagër për të ulur nivelin e përdorimit të fondeve cash në ekonomi. Është hedhur për diskutim strategjia e afatmesme e vitit 2024-2027 duke u bazuar në rezultatet e 2022, ku gjatë një anketimi rezultoi se 90 për qind e qytetarëve kanë kryer blerjen e produktit të konsumit në cash. Duhen masa të menjëhershme, duke u përqendruar edhe nga faktorët e riskut që e kanë sjellë ekonominë në këtë gjendje.“, u shpreh ajo.

Sipas saj, në këtë problematikë ndikon mungesa e edukimit financiar.

“Janë dy nisma kryesore që po luftojmë në kuadër të uljes së informalitetit të qarkullimit të parasë cash. Këto dy nisma janë roli i edukimit financiar por edhe përdorimi i lartë që parasë cash. Ky nivel kaë i thellë i qarkullimit të parasë cash është për shkak të mos përdorimit të rrugëve elektronike por edhe prej mungesës së edukimit financiar, duke filluar nga 18 vjeç deri te pensionistët. Ajo që është vënë re te faktorët e riskut dhe duket se do të ndryshojë rolin negativ të parasë cash në ekonomi është ndryshimi i intervaleve për pagesat cash në dorë edhe për individët edhe për bizneset.“, shtoi ekspertja.

Duke u ndalur te ulja e komisioneve për terminalet POS që përdorin bizneset, ajo tha:

“Janë 18.570 POS të instaluar te të gjitha kategoritë e bizneseve e dhe në raport me numrin 125 mijë të bizneseve aktiv në vendin tonë tregojnë një raport të zhdrejtë. Bizneset kanë mungesën e edukimit financiar por shërbejnë për të fshehur edhe kostot shtesë në kuadër të riskut të lartë për përdorimin e parave cash.”/abcnews.al