Avokati Edmond Petraj thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) duhet të kishte filluar shumë më herët hetimet për ish kryeministrin Sali Berisha, që pas shpalljes “non-grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Petraj u shpreh se duhet të nisin hetimet për Berishën, pas publikimit të “The Telegraph”, se Berisha ka paguar 400 mijë paund për të hequr “non-grata”.
Sipas Petrajt, kjo është një shumë e madhe dhe mund të shërbejë për indicie, për të regjistruar një procedim për Berishën.
“Ajo që shikoj unë, nëse ka indicie, mund të ndiqet kryesisht si rast, por duhet parë në vazhdimësi. Duhen parë tabulatet, duhen parë mënyrat, se sa serioze është. Pjesa e burimit të informacionit, mund ta hetojë Struktura e Posaçme. Unë e shikoj pjesë të gabuar, këtë pjesë të mos hetimeve, një procedim mund ta kishte nisur. Një hetim duhet të kishte nisur. Nuk është gjë e thjeshtë që mund të flasim, SPAK duhet të fillojë procedurën për hetimin. Kemi të bëjmë me shumë të madhe, ngelet në dorë të organit procedues”, theksoi ai./abcnews.al