“Leva” e Barcelonës/ Sulmuesi polak shënon, skuadra “Blaugrana” mundi 1-0 Getafe

schedule13:10 - 26 Shtator, 2024

schedule 13:10 - 26 Shtator, 2024

Dominim total, shumë raste, por vetëm një gol. Gjithsesi kaq mjafton që Barcelona të ruajë serinë e fitoreve në këtë sezon të La Liga.

Skuadra e Hansi Flick mundi 1-0 Getafe në sfidën e javës së shtatë të kampionatit spanjoll, për të kthyer edhe njëherë distancën e sigurisë me Real Madrid në krye të tabelës së renditjes.

I rilindur Robert Levandovski, që vendosi fatin e sfidës që në minutën e 19-të.

Nuk solli asgjë pjesa tjetër e sfidës pavarësisht rasteve të shumta për shënim.

Barcelona mbajti topin 78%, ndërsa regjistroi edhe 15 raste për gol, por këto shifra vlejnë vetëm për statistika.

Kjo nuk e prishi festën e skuadrës blaugrana, që merr fitoren e shtatë në po aq ndeshje të luajtura në këtë sezon të La Liga.

Një ecuri e shkëlqyer që kthen diferencën prej katër pikësh me rivalët e përjetshëm të Real Madrid dhe i jep të tjera doza optimizmi skuadrës nga Katalonja në garën për titullin kampion.