Partia Socialiste thotë se Besnik Muçi nuk mund të jetë më gjyqtar Kushtetues dhe i kujton atij se qëndrimi në detyrë pas vendimit të vettingut, përbën vepër penale.
Tualant Balla njoftoi se Kuvendi do të kërkojë mendim nga Komisioni i Venecias për konfliktin mes Arta Vorpsit dhe Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese.
Për mazhorancën, çdo orë që Besnik Muçi qëndron në Gjykatën Kushtetuese pas shkarkimit nga vettingu, është e paligjshme dhe e dënueshme.
Ndërkohë i gjithë konflikti për gjykatën kushtetuese, dhe specifikisht ndarja e mandatit mes Arta Vorpsit dhe Marsida Xhaferllarit, do të gjykohet nga Komisioni i Venecias, siç ambasada amerikane sugjeroi.
Socialistët i paraprijnë një tjetër përplasjeje që mund t’ju vijë nga Presidenti për ngritjen e SPAK-ut. Nga ana e Presidentit pritet organizimi i shortit për zgjedhjen e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi./abcnews.al