Skandali me agjentin, Vuçiç takon ambasadorin rus dhe mbledh Këshillin e Sugurisë Kombëtare

schedule14:34 - 21 Nëntor, 2019

schedule 14:34 - 21 Nëntor, 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, takoi të enjten ambasadorin e Rusisë në Beograd, Alekandër Bocan-Harchenko.

Takimi mes tyre vjen pas skandalit të madh me agjentin rus, i cili në një video të publikuar nga RSE, shihet sesi spiuni rus i jep ryshfet një shumë të madhe parash një zyrtari të lartë serb, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i cili ka thënë se Vuçiç është duke pritur hetimin nga Agjencia Ushtarake e Inteligjencës, shkruan RTS.

Vuçiç pritet të mbledhë po të enjten edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet rreth skandalit të veprimtarisë së agjentëve rusë në Serbi. Mbetet të shihet nëse një skandal i tillë do të trondisë marrëdhëniet e mira të Serbisë me Rusinë./abcnew.al