Izraeli vijoi për të tretën ditë radhazi bombardimet në Jug të Libanit ku sipas asaj që deklaroi Ministria e Shëndetësisë në Bejrut, kanë mbetur të vrarë mbi 50 persona ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Shefi i ushtrisë izraelite Herzi Halevi njoftoi se sulmet e fundit në Liban janë për t’u përgatitur për një “hyrje të mundshme” të trupave në këtë territor.
“Sot Hezbollahu zgjeroi rrezen e tij të zjarrit dhe ata do të marrin një përgjigje shumë të fortë. Përgatituni.” Raportohet të ketë thënë Shefi i ushtrisë izraelite.
Më shumë se 90,000 njerëz janë zhvendosur në Liban që nga e hëna, thotë OKB, ndërsa ushtria izraelite thotë se po kryen një valë të re sulmesh “të gjera” në Libanin jugor. Në përditësimin e fundit, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se avionët e saj luftarakë kanë sulmuar rreth 280 objektiva të Hezbollahut në Liban të mërkurën.
Hezblloah kërkoi të hakmerrej ndaj Tel Avivi duke shënjestruar me një rraketë balistike ndërtesën Mossad atje, por mbrojtja Ajrore Izraelite arriti që ta rrëzonte këtë raketë. Autoritetet në Tel Aviv nuk kanë raportuar për dëme apo viktima.
Sekretari Amerikan I Shtetit Antony Blinen deklaroi se lufta Izrael – Hezbollah në shkallë të plotë nuk do ti jepte zgjidhje situatës së konflikteve në Lindjen e Mesme ndërsa shtoi se ai beson se përshkallëzimi mund të parandalohet. Referuar mediave ndërkombëtare SHBA dhe Franca po punojnë për propozimin e armëpushimit.
Propozimi përfshin një armëpushim në veri për të lejuar një zgjidhje diplomatike. Megjithatë, deri më tani nuk është bërë ndonjë përparim domethënës.
Nga ana tjetër Udhëheqësi Suprem I Iranit Aytollah Ali Khamenei tha se kjo beteje do te përfundoje me fitoren e Grupimit Militant Libanez Hezbollah. Sulmet e Kryera nga Izraeli në Liban për eleminimin e militantëve të Hezbollah kanë lënë të vrarë që prej të hënës rreth 600 persona ndërsa mbi 1800 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
/abcnews.al/