Meloni thirrje Izraelit të respektojë ligjin ndërkombëtar duke mbrojtur popullsinë civile

schedule12:17 - 25 Shtator, 2024

schedule 12:17 - 25 Shtator, 2024

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni foli nga Asambleja e OKB-së për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

“Ne ritheksojmë se shteti i Izraelit ka të drejtë të mbrohet nga sulmet e jashtme, siç ishte ai i tmerrshëm i 7 tetorit të kaluar, por në të njëjtën kohë i kërkojmë Izraelit të respektojë ligjin ndërkombëtar, duke mbrojtur popullatën civile që, në një masë të madhe janë edhe viktima të Hamasit dhe zgjedhjeve të tij shkatërruese”, theksoi Meloni.

“Gjithashtu ne mbështesim të drejtën e popullit palestinez për një shtet. Por që kjo të bëhet realitet, palestinezët duhet t’ia besojnë një lidershipi të frymëzuar nga dialogu, nga stabilizimi i Lindjes së Mesme dhe nga autonomia”, shtoi kryeministrja italiane,

Gjeorgia Meloni, në fund, iu referua Marrëveshjes së Abrahamit si “një model bashkëpunimi dhe bashkëjetese, bazuar në njohjen reciproke dhe përsëriti se prioriteti i menjëhershëm për përpjekjet e të gjithëve mbetet armëpushimi dhe lirimi i menjëhershëm i pengjeve izraelite.

/abcnews.al