Raphael Varane var “këpucët në gozhdë”/ Francezi tërhiqet nga futbolli në moshën 31-vjeçare

schedule11:56 - 25 Shtator, 2024

schedule 11:56 - 25 Shtator, 2024

Raphael Varanë ka varur “këpucët” në gozhdë. Ish mbrojtësi francez  i Real Madrid dhe Manchester United, njoftoi tërheqjen nga futbolli, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Varane u shpreh se ai do të qëndrojë te skuadra e Como në Itali, ku luajti së fundmi, por nuk ka zbuluar rolin e ri që do të ketë në ekip.

“Ata thonë se të gjitha gjërat e mira duhet të marrin fund. Në karrierën time kam marrë përsipër shumë sfida, rast pas rasti, pothuajse të gjitha supozohej të ishin të pamundura. Emocione të pabesueshme, momente të veçanta dhe kujtime që do të zgjasin një jetë. Duke reflektuar mbi këto momente, është me krenari të pamasë dhe një ndjenjë përmbushjeje që po shpall tërheqjen time nga loja që të gjithë e duam. Dhe kështu, një jetë e re fillon jashtë fushës. Unë do të qëndroj me Komo. Vetëm pa përdorur këpucët e mia. Diçka për të cilën mezi pres të ndaj më shumë së shpejti”, shkruan Varane në Instagram./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Raphael Varane (@raphaelvarane)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!