FSHF ka publikuar para pak çastesh vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe bien në sy mbylljet e stadiumeve për dy ekipe të Kategorisë së Dytë, Partizanin B dhe Sopotin. Ndërkohë janë të shumtë lojtarët në inferiore që janë pezulluar, si dhe ka edhe një hetim për ndeshjen Partizani U15-Akademia U15. Më poshtë ju sjellim vendimet e plota, ku bie në sy fakti që ia ka hedhur Erzeni pas problemeve në ndeshjen me Korabin. Shijakasit janë gjobitur, ndërkohë që është dënuar administratori Altin Keçi dhe futbollisti Haxhi Kacmoli.
VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS
– KF Erzeni, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës së lojës, ne baze te nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
– Lojtari i KF Erzeni, Haxhi Kacmoli, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, ne baze te nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti
– Zyrtari i KF Erzeni, Altin Keci, për protesta ndaj vendimeve te arbitrit me fjalë ofenduese, në baze të Nenit 55 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes dhe stoli i rezervave.
– Lojtari i Internacional Tirana, Arimaldo Sallaku, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Zyrtari i Luzi 2008 Fatjon Tafa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes dhe stoli i rezervave.
– Lojtari i Luzi 2008, Tedi Baholli, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Ne aplikim të nenit 32, pezullimin e pjesshëm të zbatimit të dënimit duke shlyer detyrimisht gjysmën e dënimit dhe duke u vendosur në provë për një periudhe 6 (gjashtë) mujore.
– KF Sopoti, për sjelljen e gabuar te spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.
– Zyrtari i Mirdita Elvis Lleshaj, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes dhe stoli i rezervave.
– Partizani B, për sjelljen e gabuar te spektatorëve duke shkaktuar akte dhune, në bazë të nenit 65/4/c) të KDS, dënohet me zhvillimin e 6 (gjashtë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.
– Lojtari i Shënkollit Ersiljo Daja, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në baze të nenit 47/1/b) dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Lojtari i Akademia U19 Klajdi Hoxha për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b) dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Lojtari i Teuta U19 Jurgen Muka për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b) dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Lojtari i Teuta U19, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b) dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Zyrtari i Brians U19, Altin Bibaj për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke përdorur fjale ofenduese, në baze të Nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes dhe stoli i rezervave.
– Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen Akademia U15 – Partizani U15
– Pushimin e çështjes disiplinore për ndeshjen Butrinti – Oriku.
– Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Kastriotit Gëzim Rama. Pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit Nr.7 Datë 10.10.2019 (Pika 1). Vendosjen e zyrtarit në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.
/abcnews.al