Dy persona, 30 dhe 32 vjeç, janë arrestuar nga policia në Elbasan pasi qarkullonin të armatosur në automjet.
Policia njofton se 32 vjeçari Aurel Kaçaniku dhe 30 vjeçari Renaldo Sadushi u ndaluan në rrugën “Iliaz Kosova”, dhe gjatë kontrolleve në automjet, u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, që posedohej pa leje.
Dy të arrestuarit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë. 32 vjeçari rezulton i dënuar më parë në Gjermani ndërsa pasagjeri 30 vjeçar, me precedentë për plagosje dhe kundërshtim të policisë.