Frrok Çupi: Harmonia fetare ka veçanti të jashtëzakonshme, religjionet në Shqipëri janë pranuar nga njëri-tjetri!

schedule20:45 - 24 Shtator, 2024

schedule 20:45 - 24 Shtator, 2024

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi  komentoi reagimet lidhur me propozimin për krijimin e një shteti të ri Bektashi në Tiranë.

Gjatë intervistës në studio, Çupi tha e deklarata e bërë nga kryeministri Edi Rama për shtetin Bektashi nuk është fetare. Më tej ai nënvizoi se kjo duhet gjithashtu të sqarohet se çfarë forme do të ketë ky shtet.

“Për një deklaratë që ka kryer kryeministri në New York po bëhet diskutimi me themel. Është marrëzi. Deklarata e kryeministrit nuk është fetare, është politike është kryer në New York dhe në OKB. Ne nuk dimë akoma dhe nuk na e ka thënë njeri se çfarë është ky shtet dhe çfarë forme ka ky shtet? Për të ndërtuar një shtet, që është një arkitekturë e vështirë, duhet gjithashtu të sqarohet se çfarë është ky shtet? Thuhet që do të jetë shtet, por nuk përcaktohen elementet e shtetit…Tek ne harmonia fetare ka veçanti të jashtëzakonshme sepse religjionet në Shqipëri janë pranuar që në themel nga njëri-tjetri. Asnjëherë katolitët nuk kanë thënë se nuk e duam myslimanin pranë meje dhe asnjëherë myslimanët nuk ka thënë se nuk e dua katolikun pranë meje dhe këtë nuk e ka bërë politika. Por në këtë rast manifestohet për një gjë që është akoma projektet politik. Është aktivitet administrativ…”, tha ndër të tjera Frrok Çupi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!