Uzuni, në formacionin e javës/ Lojtari, ndër më të mirët në nivelin e dytë në Spanjë

schedule13:47 - 24 Shtator, 2024

schedule 13:47 - 24 Shtator, 2024

Nuk është ende si dy vjet më parë, por mund të përsëritet.

Myrto Uzuni ka nisur shkëlqimin në ligën e dytë të Spanjës dhe po merr vlerësimet e duhura.

Sulmuesi shqiptar u përzgjodh në formacionin e javës 6-të të këtij kampionati, pasi realizoi gol në barazimin 2-2 që Granada arriti në fushën e saj ndaj Malagës.

Ylli kuqezi ishte në fushë për 90 minuta, realizoi për avantazhin e dytë, 2-1, ndonëse ekipi i tij nuk e mbajti dot fitoren.

Uzuni mori vlerësimin, i cili nuk ishte më i larti I javës, por që gjithsesi ia siguroi një vend mes njëmbëdhjetë lojtarëve më të mirë.

Ky ishte goli I dytë radhazi për beratasin, sepse ai shënoi edhe në javën e 5-të, në një tjetër barazim 2-2 të Granadës, këtë herë në fushën e Elçes.

Shpresohet që sulmuesi shqiptar të rigjejë formën që pati dy sezone më parë, kur u shpall Këpuca e Artë e Ligës së Dytë, duke shënuar 23 gola për Granadën, e duke iu afruar rekordit historik.

Uzuni ishte shumë I mirë edhe edicionin e kaluar në La Liga, pra në elitën e futbollit spanjoll, duke shënuar 11 gola, një nivel aspak për t’u hedhur poshtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!