Franca ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar për Libanin, pas përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut, një grup që vepron në Liban.
“Kam kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit për Libanin këtë javë”, tha ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të hënën.
Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin përhapjen e luftës që do të ishte shkatërruese për të gjithë.
/abcnews.al