Moti i keq godet Italinë, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja

schedule10:15 - 24 Shtator, 2024

schedule 10:15 - 24 Shtator, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Toskanës në Itali. Një foshnjë pesë muajsh dhe gjyshja e tij janë zhdukur, si pasojë e vërshimeve në zonën  e Montecatini Val di Cecina.

Zjarrfikësit arritën të shpëtonin babain e foshnjës, ndërsa mësohet se ishin turistë të huaj dhe kishin qenë në Itali me pushime. Forcat zjarrfikëse dhe palombarët janë duke vijuar kërkimet për gjetjen e dy të zhdukurve, por deri më tani pa asnjë rezultat.

Banesat dhe tokat bujqësore në zonat janë përmbytur dhe janë shkaktuar dëme.

/abcnews.al