Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tensionet mes Hezbollahut dhe Izraelit, anulohen disa fluturime për në Bejrut

schedule09:15 - 24 Shtator, 2024

schedule 09:15 - 24 Shtator, 2024

Anulohen disa fluturime për në Bejrut në mes të frikës së përshkallëzimit të tensioneve mes Hezbollahut dhe Israelit. Linja ajrore, Qatar Airëays tha se ka pezulluar përkohësisht fluturimet për dhe nga Bejruti deri nesër.

“Siguria e pasagjerëve tanë mbetet prioriteti ynë më i lartë,” tha kompania, sipas agjencisë AFP.

Këtë mëngjes, bordi i mbërritjeve të Aeroportit Ndërkombëtar Beirut-Rafic Hariri njoftoi disa anulime, duke përfshirë linjat e Turkish Airlines nga Stambolli, Air France nga Parisi dhe Royal Jordanian nga Amani.



Lufthansa e Gjermanisë, Air France dhe Delta Air Lines gjithashtu kanë pezulluar fluturimet për në Bejrut ditët e fundit me disa shërbime të transportuesve drejt Izraelit dhe Iranit gjithashtu të prekura, raportoi AFP.

Javën e kaluar, Qatar Airways, si dhe linja ajrore kombëtare e Iranit, Homa, i ndaluan pasagjerët të merrnin pager dhe radio në fluturimet për në Bejrut pas valës së shpërthimeve të pajisjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!