EMRI/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset shqiptari në Athinë

schedule18:13 - 23 Shtator, 2024

schedule 18:13 - 23 Shtator, 2024

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qendër të Athinës.

Sipas mediave greke nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur një shqiptar.

I plagosuri është transportuar në spital. 36-vjeçari Florian Barjaktari nga Tirana, në vitin 2006 është arrestuar për vrasje në bashkëpunim. Ndërsa është liruar me kusht në vitin 2018. Por në vitin 2020 është arrestuar për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja. Autoritetet po hetiojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al/