Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e komenton si një iniciativë, me qëllim elektoral, idenë e kryeministrit Rama, për Krijimin e një Shteti Sovran Bektashij.
“Hodhi idenë e Urdhrit Bektashti, në prag të zgjedhjeve, në mënyrë të njëanshme, të pakosnuluar, të paqartë”
Edhe pse nuk e shpreh në mënyrë të drejtpëdrejtë, Meta shton dhe parashikimin e Kushtetutës, si një argument shtesë.
“Cdo përpjekje politike dhe dipolmatike për të promovuar një nga vlerat tona kombëtare, tolerance fetare por edhe për ta ideuar Shqipërinë se qendër botërore e bektashizmit ëhstë e mirëpritur por kurrësi, ajo jo vetëm nuk mund të keqpërdoret në funksion të axhendave elektorale të momentit. Deviza bektashiane pa atdhe nuk ka fe, është një amanet që duhet ta ruajm si sytë e ballit”
Sipas Metës, ideja e një shteti bektashij berenda vendit, ka ndikim negative dhe në rajon.
“…aq më tepër kur nuk janë të konusltuara dhe kur rrëzikojnë të kthehen në një precedent të rrezikshëm për rajonin tonë, ku ende gëlojnë idetë ogurëzeza dhe fantazmat e ndryshimit të kufijve, me qëllim desabilizimin dhe cënimin e stabilitetit dhe paqet së arritur me aq sakrifica”
Por edhe në procesin e integrimit europian.
“Këto idenët e tij janë aventuara, shqipëtarët i dinë mirë dhe së dfyti mos harorjmë se shqipëria ka jo vetëm Kushtetuë por edhe proces të pakthyeshëm për integrimin”