Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Lufta kundër narkotikëve/ Ministri Hoxha: Shqipëria, plan operacional monitorimi nga ajri me Guarda Di Financa

schedule12:17 - 23 Shtator, 2024

schedule 12:17 - 23 Shtator, 2024

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se nga Janari deri më tani janë asgjesuar rreth 250 mijë kanabisi si rezultat i operacioneve policore. Duke folur në komisionin e Sigurisë për luftën kundër narkotikëve, ai tha se kanë një plan operacional me Guarda Di Financa për monitorimin nga ajri.

“Sa i përket luftës kundër kultivimit të kanabisit, në kuadër të goditjes së krimit, ka qenë në fokus të punës policore, duke synuar pengimin e kultivimit të tij dhe identifikimin e organizatorëve dhe financuesve të këtij aktiviteti. Nga janari, u identifikuan dhe asgjesuan rreth 250 mijë bimë kanabisi.

Në 574 raste, identifikimi i bimëve u bë nga kontrolli i territorit nga skuadrat vendore në operacione të zhvilluara në këmbë dhe nga ajri me dron, duke pasur bashkëpunimin e agjencive të tjera ligjzbatuese. Tashmë Shqipëria ka një plan operacional të monitorimit nga ajri me struktura të Guarda di Financa dhe informacionet e marra nga terreni.”, u shpreh ministri Hoxha./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!