Një burrë që u rrëmbye kur ishte 6 vjeç teksa luante në një park në Kaliforni në vitin 1951, është gjetur 7 dekada më vonë.
Siç raporton The Guardian, Bay Area News Group raportoi të premten se mbesa e Luis Armando Albino në Oakland, me ndihmën e policisë, FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë gjeti xhaxhain e saj që jetonte në Bregun Lindor të SHBA-së.
Mbesa e gjeti xhaxhain dhe e ribashkoi me familjen e tij në Kaliforni në qershor. Albino pa vëllain e tij të gjallë për herë të fundit para se ky i fundit të vdiste. Më 21 shkurt 1951, një grua pa Albinon në një park në West Oakland, ku ai po luante me vëllain e tij më të madh, dhe i premtoi se do t’i blinte karamele.
Gruaja rrëmbeu djalin, duke e çuar në Bregun Lindor.
#LuisArmandoAlbino is alive.
70 years ago, at only 6YO old, Luis was lured with the promise of candy by a woman who abducted him.
A couple ended up raising him as their own.
He became a marine and a firefighter.
After all these decades, Luis was reunited with his brother.
— Jennifer Coffindaffer (@CoffindafferFBI) September 23, 2024
Nëna e tij vdiq në vitin 2005, por nuk i humbi kurrë shpresat se djali i saj ishte gjallë.
Policia e Oakland pranoi se përpjekjet e Alequin “luajtën një rol integral në gjetjen e xhaxhait të saj” dhe se “rezultati i kësaj historie është ajo për të cilën ne përpiqemi”.
Në një intervistë për grupin e lajmeve, ajo tha se xhaxhai i saj “më përqafoi dhe më tha: ‘Faleminderit që më gjete’ dhe më puthi në faqe”.
/abcnews.al