Ukrainë/ Sulm ajror rus në një bllok apartamentesh në Zaporizhzhia, disa të plagosur

schedule07:50 - 23 Shtator, 2024

schedule 07:50 - 23 Shtator, 2024

Të paktën 16 civilë, përfshirë një fëmijë, u plagosën gjatë natës në një sulm ajror rus në Zaporizhzhia në Ukrainë.

Guvernatori i Zaporizhzhia, Ivan Fedorov tha në Telegram se Rusia ka kryer të paktën shtatë sulme ajrore në qytet dhe përreth, duke dëmtuar 13 ndërtesa banimi, institucione arsimore, makina, garazhe dhe rezidenca private.

Ekipet e shpëtimit larguan banorët nga ndërtesat e dëmtuara të apartamenteve, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës. Sipas informacioneve të para, janë përdorur bomba të drejtuara të hedhura nga avionët, sipas të njëjtit burim.

Bombat ajrore të drejtuara janë municione të drejtuara me saktësi që kanë një rreze më të shkurtër se raketat, por janë shumë më të lira për t’u prodhuar. Armët lëshohen nga avionët brenda territorit rus, jashtë rrezes së mbrojtjes ajrore të Ukrainës./abcnews.al