Izraeli bombardon pozicionet e Hezbollahut në Libanin jugor

schedule07:38 - 23 Shtator, 2024

schedule 07:38 - 23 Shtator, 2024

Forcat e armatosura izraelite njoftuan herët në mëngjes se kishin nisur bombardimet e shumta të pozicioneve të Hezbollahut në Libanin jugor.

Ata nuk dhanë detaje të sulmeve të reja, të cilat vijnë në sfondin e një përshkallëzimi të shpejtë të armiqësive midis dy palëve, që kur pothuajse një vit më parë, më 8 tetor 2023, nisën shkëmbimet praktikisht të përditshme të zjarrit në kufirin e dy shteteve.

Sipas Times of Israel, raportet në mediat libaneze flasin për sulme të gjera që kanë arritur deri në Luginën Bekaa.

Në fillim të javës së kaluar, 39 njerëz u vranë dhe mijëra u plagosën pasi pajisjet e komunikimit të përdorura nga Hezbollah, organizata me ndikim politik e mbështetur nga Irani, shpërthyen dy ditë në të gjithë Libanin.

Të enjten, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah fajësoi Izraelin për sulmet, duke thënë se ai kishte kaluar “të gjitha vijat e kuqe” dhe u zotua “të drejtë ndëshkim”. /abcneës.al