Kategoria e Parë/ Flamurtari nuk i ndahet kryesuesve, Kukësi mposht me përmbysje Valbonën

schedule20:56 - 22 Shtator, 2024

schedule 20:56 - 22 Shtator, 2024

Flamurtari ka siguruar sot fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje.

“Kuqezinjtë” e Vlorës kanë mundur me shifrat 3-1 ekipin e Aolonisë, në një ndeshje që nuk kanë vënë kurrë në diskutim, edhe pse atyre iu desh pak kohë për të gjetur golin e parë.

Ememe në pjesën e parë e pastaj Oshafi e Pjeshka në të dytën i dhanë një avantazh të ndjeshëm vlonjatëve, ndërsa fierakët thjesht shkurtuan diferencën në fund me Maksutin për të vulosur fitoren 3-1 të Flamurtarit.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Kukësi fitoi me rezultatin 2-1 me përmbysje.

Në një sfidë shumë të tensionuar ku u dhanë 12 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq, vendasit kaluan menjëherë në avantazh me Mashin, por në pjesën e dytë ishte Beshiraj i cili u bë protagonist, duke shënuar dy herë për verilindorët dhe përmbysur shifrat që i dhënë tre pikë të arta skuadrës së tij e cila largohet nga zona e ftohtë e klasifikimit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!