Bundesliga/ Stuttgart “shuplakë” Borussia Dortmund, “Verdhezinjtë” pësojnë 5 gola në “MHP Arena”

schedule19:16 - 22 Shtator, 2024

schedule 19:16 - 22 Shtator, 2024

Mesa duket ishin ende duke shijuar fitoren e parë, në këtë sezon të UEFA Champions League.

“Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund janë turpëruar pasditen e kësaj të diele në “MHP Arena”, teksa janë mundur nga vendasit e Stuttgart me rezultatin e thellë, 5-1, në një sfidë, që ishte vërtetë spektakolare dhe plot ritëm.

Sipari i golave u çel që në minutën e 4’-t, me “bomberin” gjerman, Deniz Undav dhe vetëm 17 minuta më vonë boshnjaku Demirovic dyfishoi shifrat për të mbyllur pjesën e parë, me shifrat 2-0.

Me fillimin e fraksion të dytë të lojës erdhi dhe goli i tretë për vendasit, këtë herë falë francezit Enzo Millot, ndërsa El Bilal Toure dhe Deniz Undav shënuan edhe dy herë të tjera për të plotësuar “shuplakën” ndaj “Verdhezinje”, të cilët golin e vetëm e gjetën falë ish-sulmuesit të Stuttgart, Serhou Guirassy.

Falë kësaj humbjeje katastrofike skuadra e Nuri Sahin mbetet në vendin e tetë të tabelës, me 7 pikë, po aq sa Stuttgart, që për shkak të golavarazhit renditet në vendin e gjashtë. /i.m /abcnews.al