“Gjatë luftës në Kosovë, qëndrova te vajza e tij”, stërnipi i Bajram Currit: Halla flinte me pistoletë nën jastëk, donte të luftonte me serbin

schedule18:47 - 22 Shtator, 2024

schedule 18:47 - 22 Shtator, 2024

Stërnipi i Bajram Currit, Blend Curri ka kujtuar për emisionin “N’kufi” të gazetares Linda Karadaku kohën kur i është dashur që të shkojë në Shkodër gjatë luftës në Kosovë.

Ai thotë se ka jetuar për disa muaj te motra e Bajram Currit, halla Hajrie.

“Plakë burrneshë, flinte me pistoletë nën jastëk”, thotë ai për vajzën e Bajram Currit, e cila ishte e martuar në Shkodër. Blendi thotë se ajo shprehte dëshirën për të luftuar kundër serbëve.

“Gjatë luftës kam qenë në Shkodër te vajza e Bajram Currit kam qëndruar në një shtëpi me vajzën e tij. Kam fjetur tre muaj e ca në një dhomë me hallën Hajrie. Ajo ka qenë e martuar në Shkodër. Ka qenë bashkëshortja e Rakip Metës, një familje e njohur në atë kohë në Shkodër. Ishte 94 vjeçe, plakë burrneshë. Flinte me pistoletë nën jastëk. I thoshte shpirti me ardhur me pushkë dhe me luftuar me serbin.”, tha ai për “N’kufi”./abcnews.al