VIDEO/ Humbi jetën nga arresti kardiak, klubi i Tiranës homazh për Gerti Bogdanin në derbin e kryeqytetit

schedule20:12 - 21 Shtator, 2024

schedule 20:12 - 21 Shtator, 2024

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, është nderuar me homazhe mbrëmjen e kësaj të shtune në stadiumin “Air Albania”, në derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana.

Klubi bardh e blu ka vendosur lule dhe ka bërë homazhe për ish-deputetin demokrat, i cili ka qenë një fans i flaktë i Tiranës.

Ish-deputeti humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak në moshën 44-vjeçare./ abcnews.al