Fshati që mbulohej nga ferrat/ Ferr Trashë, mori emrin nga bimësia që e rrethonte

schedule20:25 - 21 Shtator, 2024

schedule 20:25 - 21 Shtator, 2024

Dikur, ferrat mbulonin çdo pëllëmbë të kësaj sipërfaqe toke. Pikërisht nga ferrat që ishin të përhapura kudo dhe arrinin lartësi të konsiderueshme mori emrin dhe fshati që do të ndërtohej në fillim të viteve ’40.

Pjetër Kotica, sot 84 vjeç kujton si ka qenë fshati Ferr Trashë kur ai ishte fëmijë. Banorët që u vendosën aty pas çlirimit të vendit nisën ta pastronin tokën nga ferrat për të ndërtuar shtëpi por edhe për të mbjellë kultura të ndryshme bujqësore.

I moshuari thotë se pastrimi i bimësisë nuk ka qenë proces i lehtë dhe kërkonte shumë mund.

Banorët tregojnë se tokat në fshatin e tyre janë pjellore por me gjithë kujdesin e vazhdueshëm ferrat sot e kësaj ditë gjenden thuajse kudo. Banorët kujtojnë se ferrat e dendura dhe të larta kanë shërbyer si vend për fshehjen e keqbërësve.

Vitet e fundit, fshati zyrtarisht njihet me emrin Drojë për shkak të lumit që e përshkon mes për mes por banorët e këtyre anëve vijojnë të përdorin emërtimin e vjetër, Ferr Trashë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!