Mbi 13 mijë turistë janë bllokuar në një rajon malor

schedule20:15 - 9 Janar, 2018

schedule 20:15 - 9 Janar, 2018

Mbi 13 mijë turistë kanë mbetur të bllokuar në alpet e Zvicrës për shkak të motit të keq. Në 24 orë ka rënë rreth 2 metra dëborë në zonat malore. Një situatë e ngjashme është edhe në Alpet e Italisë dhe Francës.

Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar pasi rreshje të mëdha dëbore janë regjistruar në Alpe duke mbuluar rrugët në qytete dhe fshatra në Zvicër, Francë dhe Itali. Në resortin zviceran Zermatt, më shumë se 13 mijë turistë janë bllokuar, ndërsa disa vizitorë që donin të largoheshin u transportuan nga helikopteri. Skijimi nuk është i mundur pasi pistat janë të mbyllura për shkak të rrezikut të ortekëve.

Rreth 2 metra dëborë ka rënë në këto zona vetëm brenda një dite. Për në ditët ne vijim është parashikuar e njëjta situatë me rreshje të dendura. Rreziku i ortekëve është vendosur në shkallën më të lartë, e cila është përdorur shumë rrallë. Në 10 vitet e fundit kjo është hera e parë që përdoret shkalla maksimale 5.

Ndërkohë, një ortek goditi një ndërtesë me pesë kate në Sestriere, në Alpet italiane. 29 personat që qëndronin në ndërtesë arritën të shpëtonin pa lëndime, duke u strehuar në garazh. Nga ana tjetër meteorologët francezë e kanë përshkruar stuhinë e dëborës si një fenomen që shihet vetëm “një herë në çdo 30 vjet”, me deri në 1.8 metra dëborë që ka rënë në vetëm 36 orë në pjesë të zonës Savoie. Një skiator britanik është shpallur i zhukur në Alpet e Francës.

Autoritetet kanë kontrolluar zonën me helikopter por nuk kanë arritur të zbulojnë vendndodhjen e 39-vjeçarit./abcnews.al