Pamjet shokuese të ushtarëve izraelitë/ Hedhin nga çatia trupat e pajetë të militantëve të vrarë

schedule15:26 - 20 Shtator, 2024

schedule 15:26 - 20 Shtator, 2024

Ky është momenti kur ushtarët izraelitë hedhin tre trupa të pajetë nga çatia pas një bastisjeje në pjesën veriore të Bregut Perëndimor.

Në videon e siguruar nga Associated Press, tre ushtarët shihen duke kapur një trup të pajetë, e tërheqin zvarrë drejt skajit të çatisë edhe me pas e shtyjnë. E njëjta procedure u ndoq edhe për hedhjen e 2 trupave të tjerë. Pamjet tregojnë një buldozer të ushtrisë izraelite duke lëvizur pranë ndërtesave ku u hodhën trupat. Identiteti dhe shkaku i vdekjes së tyre nuk dihen.

Ushtria njoftoi se rasti po hetohet dhe se këto veprime nuk janë në përputhje me parimet e forcave izraelite.  “Ky është një incident serioz që nuk përkon me vlerat e dhe pritshmëritë e ushtarëve. Incidenti është në shqyrtim” thuhet në deklaratë.

Zyrtarët izraelitë thanë se trupat e tij kishin vrarë katër militantë gjatë operacioneve në veri të bregut perëndimor.

Grupet e të drejtave thanë se ushtria izraelite rrallë ndjek penalisht ushtarët në rastet e dëmtimit të raportuar ndaj palestinezëve, Sipas ligjit ndërkombëtar, ushtarët supozohet të sigurojnë që trupat e pajetë, përfshirë ato të luftëtarëve të armikut, të trajtohen në mënyrë të denjë.

Në fillim të këtij muaji, Izraeli organizoi sulmin e tij më vdekjeprurës në Bregun Perëndimor verior që nga fillimi i luftës, duke vrarë të paktën 33 njerëz./abcnews.al