Çështja e teatrit në Samitin “Europa Nostra”, Budina: Si i bindëm anëtarët e këshillit

schedule08:20 - 21 Nëntor, 2019

schedule 08:20 - 21 Nëntor, 2019

Regjisori Robert Budina, njëherësh aktivist i Aleancëas për Mbrojtjen e Teatrit ishte sot në “Abc-ja e mëngjesit’ me Enkel Demin.

Budina foli për pjesëmarrjen në Samitin e përvitshëm të Europa Nostra për Trashëgiminë Europiane. Regjisori së bashku me aktivistë të tjerë ishin në samit, me qëllimin për të sensibilizuar specialistët e trashëgimisë europiane në lidhje me ruajtjen dhe restaurimin e Teatrit Kombëtar dhe futur atë në listën e shtatë vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, për këtë vit.

Lidhur me këtë Budina u shpreh në studio se kishin arritur ti bindin anëtarët e këshillit se Teatri Kombëtar nuk duhet të prishet pasi tani i përket jo vetëm trashëgimisë shqiptare por edhe evropiane.

Intervista në studio:

Demi: Sa monumente ka të rrezikuara si tetari Kombëtar?

Budina: Janë 14, po themi është një projekt serb që në zonë interesant në Serbi duan të ndërtojnë një teleferik po prish klasiken edhe ta po pretestojnë. Në Rumani ëhshtë një minierë ari, ata nuk e lejojnë të bëhen moderne se është e shekullit 18 dhe duan të jenë ashtu. Nuk lënë minierën të nxjerrë ar.

Demi: Mes këtyre që rrezikohen është edhe Teatri Kombëtar që nuk prodhon ar…

Budina: Nuk prodhon ar, por prodhon kulturë dhe formon njerëz. Ne u takuam me ata njerëz dhe ti bindim pse nuk duhet të prishet Teatri Kombëtar. Është protesta që zhvillohet prej një viti, kemi bërë shfaqje. Me këto lekë ne bëmë edhe udhëtimin në ParIs. Ky aktivt i preku shumë anëtarët e Këshillit, ata e kuptuan këtë funksion dhe ishin të bindur se teatri duhet të shpëtojë se është tashmë edhe një trashëgimi europinae

Demi: Ju e patë çfarë ndodhi me Astirin?

Bufina: Isha prezent, i kërkova një polici që ishte përballë meje, i thashë prit dhe ai lëshoi gazin dhe një tjetër gjuajti me plumbin e  gomës. Ata njerëz që ishin aty nuk po sulmonin.

Demi: Ky është përshkrimi i aksionit, përfundimi më intereson në këtë moment. Ata ia dolën

Budina: Unë nuk janm shumë i qartë sa ia dolën, për atë pjesë aty ia dolën për tjetrën nuk di të them

Demi: Mund t’ia dalin më kollaj me teatrin…

Budina: Teatri është një pronë publike që u përket të gjithëve. Ne protestojmë për të mbrojtur një pronë publike. Është pjesa më intelektuale e Shqipërisë që mbrojnë TK. Teatri përfaqëson të gjithë shqiptarët

Demi: Si është gjendja juaj, jeni optimist, keni frikë?

Budina: Ne fakti që rrimë 24 në  24 tregon shumë. Duke ndenjur natën ke mundësi të komunikosh me njerëzit. Këta njerëz janë të bindur që do e çojnë deri në fund. Nëse policia do marrë urdhrin, ata do vinë dhe nuk do pyesin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!