Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, Dritan Demiraj u ndal edhe lufta në Ukrainë, duke thënë se Perëndimi duhet ta mbështesë me mjete luftarake, pasi për t’u mbrojtur do t’i duhet shumë më tepër.
“Duhet të ndalohet urgjentisht kufizimet ndaj Ukrainës dhe Putinin duhet goditur në pikat më të dobëta. Duhet shumë më tepër asistencë sisteme raketore të distancave të larta, pasi këto janë jashtëzakonisht të shtrenjta. Perëndimi i ka zbrazur një pjesë të madhe të depos dhe mesa duket e kanë të pamundur tani. Sasi e përdorimit me raketa, me dron ka qenë një strategji e suksesshme nga ana e Putinit”, tha më tej Demiraj.
Gjithashtu Demiraj theksoi se Ukraina po përballet me humbje të jashtëzakonshme, pasi ushtria e presidentit rus Vladimir Putin po shkakton dëme të mëdha.
“Aktualisht ushtria vrasëse e Putinit po shkakton dëme të mëdha, dhe Trump ka deklaruar se miliona njerëz janë vrarë, pra nuk janë as 500 apo 600 mijë. Situata është shumë e vështirë dhe Ukraina po përballet me humbje të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalohen vrasjet e njerëzve nga të dyja palët”, përfundoi ai.
/abcnews.al/