Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, ka dhënë një intervistë për të përditshmen gjermane, “Bild”. Sulmuesi polak preku disa tema, si formën e mirë që po kalon, iu përgjigj kritikëve për moshën e tij dhe tregoi talentet që e kanë impresionuar më shumë.
FORMA – “Kam punuar shumë për të arritur në këtë formë. Gjërat po shkojnë në mënyrë të përsosur tani dhe trupi im ndihet mirë. Është mirë të shënosh gola dhe të vendosësh rekorde, por kjo nuk do të thotë që unë do të ndalem këtu: Dua të bëj edhe më mirë.
MOSHA – “Pasaporta ime mund të thotë që jam 31 vjeç, por nuk e ndiej moshën time. Unë thjesht po hyj në pikën kulminante të karrierës time dhe shpresoj se do të zgjasë edhe disa vite të tjera”.
TALENTET – “Jadon Sancho ka një potencial të madh, por ka edhe lojtarë të tjerë që më kanë bërë përshtypje. Leipzig ka dy mbrojtës shumë të mirë, Dayot Upamecano dhe Ibrahima Konate. Werner ka një rekord të shkëlqyeshëm. Në përgjithësi, Bundesliga është shumë e luftuar këtë vit dhe do të jetë një sezon shumë interesant”. / abcnews.al