Elozhet për Barella dhe objektivi në Euro2020, flet Mancini

schedule23:14 - 20 Nëntor, 2019

schedule 23:14 - 20 Nëntor, 2019

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, i pranishëm në Samitin e Futbollit Social në Romë, foli para gazetarëve të mbledhur për ekipin kombëtar italian dhe mesfushorin e Interit Nicolo Barella.

Në fjalën e tij, kreu i Axurrëve tha: “Ne mund të sjellim përsëri entuziazmin në në këtë mënyrë, duke luajtur mirë. Atëherë sigurisht, fakti që kemi fituar të gjitha ndeshjet ndihmon.

Por ne ende nuk kemi fituar ende asgjë, është herët, thjesht kemi hedhur themelet”, tha fillimisht Mancini për aventurën e tij në krye të Italisë.

Strategu italian pastaj foli për paraqitjet e mesfushorit të Interit, Nicolo Barella me kombëtaren e Italisë: “Kur bëri debutimin e tij, ai nuk kishte shumë përvojë, por tani ai është një nga mesfushorët më të mirë në Itali”.

Në fund, Mancini foli për objektivin e Italisë në Euro2020: “Do të kemi ndeshje miqësore në mars, do të shohim se cilat skuadra kombëtare do të jenë në dispozicion. Pastaj, fitorja ose humbja në këto miqësore do të vlejë pak, gjëja më e rëndësishme është se do të konfirmojmë lojën dhe mentalitetin tonë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!