U përplas nga autobusi me nxënës shkolle në Lezhë, 6 vjeçarja në gjendje të rëndë te spitali i Traumës

schedule19:30 - 18 Shtator, 2024

schedule 19:30 - 18 Shtator, 2024

6 vjeçarja që u përplas nga autobusi që transportonte nxënës shkolle në aksin rrugor Shënkoll-Lezhë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, raportoi gazetarja Gerta Vasku.

E mitura u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës pasi ka marrë fraktura të shumta në këmbë por edhe në pjesë të tjera të trupit si pasojë e përplasjes.

“Burime nga spitali na konfirmojnë se e mitura është në gjendje të rëndë. Bëhet fjalë për dëmtime më së shumti në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit si pasojë e përplasjes. Ajo po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm. Sipas asaj që na kanë konfirmuar mjekët, e mitura ndodhet në gjendje të rëndë si pasoja e frakturave që ka marrë”, raportoi gazetarja.

Më herët, policia njoftoi se kishte vënë në pranga drejtuesin e autobusit nën akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./abcnews.al