Kryeministri Rama bën ndryshime në qeveri

schedule19:08 - 18 Shtator, 2024

schedule 19:08 - 18 Shtator, 2024

Ndryshime në kabinetin qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, Këshilli i Ministrave vendosi që Blerta Rama të emërohet zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Endrit Yzeiraj, u lirua nga detyra e zëvendësministërit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe u emërua zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkaq, Ilva Gjuzi u emërua zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, teksa Silda Çepe do të zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gjithashtu, Sofjan Jaupaj emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit./abcnews.al