Hezbollahu sulmon me raketa Izraelin

schedule17:46 - 18 Shtator, 2024

schedule 17:46 - 18 Shtator, 2024

Hezbollahu ka ndërmarrë sulmin e parë ndërkufitar kundër Izraelit, duke hedhur raketa në drejtim të territorit izraelit.

Ky sulm vjen si një përgjigje ndaj shpërthimeve të fundit mjeteve të komunikimit të luftëtarëve libanez – pagers, shkruan Sky News.

Ministria e Jashtme izraelite ka raportuar për aktivizimin e alarmeve të sulmit në veri të vendit, ku qytetarët janë udhëzuar të strehohen në vendet e sigurta për shkak të mundësisë së rritjes së rrezikut nga sulmet.

Autoritetet izraelite po monitorojnë situatën dhe po shqyrtojnë reagimet e mundshme ushtarake ndaj këtij zhvillimi.

Ky është një përshkallëzim i ri në konfliktin e ndërlikuar midis Izraelit dhe Hezbollahut, duke nxitur frikën e një përplasje të gjerë në rajon, i cili tashmë vuan nga konflikte të shumta./abcnews.al