Shpërthime të reja pajisjesh komunikimi në Liban, raportohet për 3 të vdekur dhe disa të plagosur

schedule16:58 - 18 Shtator, 2024

schedule 16:58 - 18 Shtator, 2024

Sërish shpërthime të pajisjeve të komunikimit të përdorura nga Hezbollahu në Liban.

Reuters ka cituar një burim sigurie dhe një dëshmitar që thonë se pajisjet e komunikimit të përdorura nga Hezbollahu kanë shpërthyer në jug të vendit dhe në periferitë jugore të kryeqytetit.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) raportoi se tre persona janë vrarë nga shpërthimi i pajisjeve në qytetin Sohmar, në luginën jugore Bekaa.

Kjo vjen një ditë pas shpërthimeve masive të këtyre pajisjeve në të gjithë vendin, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën rreth 3 mijë të tjerë.

Hezbollahu ka fajësuar Izraelin ndërsa ka paralajmëruar një “përgjigje të drejtë” ndaj tij./abcnews.al