Një person gjendet i vdekur pas një hoteli, shkak temperaturat e ulëta

schedule20:11 - 20 Nëntor, 2019

schedule 20:11 - 20 Nëntor, 2019

Mëngjesin e të martës një person i pastrehë është gjetur i vdekur pas një hoteli në Britani për shkak të temperaturave të ulëta. Mediat lokale në Britani njoftojnë se personi ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë që identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur, policia sqaron se nuk ka asgjë të dyshimtë për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Një studim i bërë më herët këtë vit në Britani, thekson se çdo 19 orë humb jetën një person i pastrehë për shkak të temperaturave të ulëta.

Studiuesit kanë duke ngritur shqetësim ndaj qeverisë duke i bërë thirrje kësaj të fundit që të ndërmarrë masa për parandalimin e situatës./abcnews.al