“Arkitekti i “Home Plan”, në shërbim të Berishës”/ SPAK: Vajza e Berishës fshehu pasurinë, mospërputhje në deklaratat e pasurisë

schedule12:17 - 18 Shtator, 2024

schedule 12:17 - 18 Shtator, 2024

Hetimet për Privatizimin e ish-kompleksit Partizani përveç ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndërit të tij Jamarbër Malltezi kanë përfshirë edhe një numër të madh zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të kohës që kanë patur rol në privatizimin e pronës dhe ndryshimin e destinacionit nga zonë sportive në zonë banimi duke i hapur rrugën kështu ish-pronarve.

Sipas SPAK, edhe pse vendimi është marrë në 2 mbledhje të këshillit  të rregullimit të territorit të bashkisë së Tiranës, ky këshill përbëhej nga 21 antërë kur 13 prej tyre mbanin detyra të rëndësishme në qverinë Berisha.

Një prej aëntarve është edhe shtetasi Marin Biçoku që ka votuar në favor të ndryshimit të sipërfaqes së pronës, por në të njëjtën kohë rezulton edhe lidhje e ngushtë I familjes Berisha dhe Malltezi.

“Në këto mbledhje, konstatohet se kanë marre pjesë ndër të tjera edhe shtetasi Marin Biçoku, i cili rezulton të jetë drejtori i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit në Ministrine e Punëve Publike dhe Transportit dhe bashkëpunëtor I ngushtë si I familjes Malltezi ashtu edhe i familjes Berisha.”

Përveç posteve të rëndësishme që Biçoku ka mbajtur në kohën e qeverisë Berisha  spak ka dokumentuar edhe disa udhëtime me anëtare të familjes së ish-kryeministrit duke provuar lidhjen e ngushtë, por edhe ndihmën që ka ofruar në ndërtimin e dy vilave në Farkë.

“Marin Biçoku, nuk rezulton të ketë vetëm këtë marrëdhënie, por ai shfaqet i angazhuar gjatë gjithë kohës me shtetasit Berisha dhe Malltezi. Konkretisht meshtetasen Liri Berisha, vërehet se angazhohet në ndërtimin e dy vilave në Farkë”.

Nga ana tjetër  në dokumentat e sekustruar në studion ligjore të Andias Pustinës, rezulton se Biçoku ka përfituar nga shoqëria Homplanë që ishte në pronësi të Malltezit e Fatmir Bektashit edhe një banesë  pranë ish-kompleksit Partizani si dhe një shumë prej 12 mijë e 500 EURO.

“Në lidhje me shtetasin Marin Biçoku gjendet shënimi: Apartamenti 254  plus12500 euro që I janë dhënë zotit Biçoku për të kompensuar kontributin që zoti Biçoku ka dhënë në favor të Homeplan”

Nga ana tjetër në dosjen hetimore janë evidnruat edhe disa mos përputhje në deklratat e passurisë të Argita Malltezit.E para lidhet me një garazh që nuk është deklaruar prej saj me argumentin se ka harruar dhe e dyta me fitimet nga qerate e baneseva që në të vërtetë këto pasuri janë shitur dhe nuk janë më në pronësi të saj./abcnews.al