VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë në Paris

schedule22:35 - 17 Shtator, 2024

schedule 22:35 - 17 Shtator, 2024

Një alarm është dhënë në Paris për shkak të shpërthimeve të forta në një pallat të lartë në lagjen 13 të kryeqytetit francez. Ngjarja i atribuohet shpërthimit të bombolave ​​të gazit në çatinë e një pallati 6 katësh, sipas policisë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Forca të shumta zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa për arsye sigurie janë pezulluar përkohësisht shërbimet e tramvajit dhe metrosë në zonën e Port d’Ivry.

Videot e publikuara në mediat franceze kapin momentin e shpërthimeve që tronditën lagjen dhe u ndjenë disa kilometra larg./abcnews.al