“Qeveria do të ofrojë një paketë për të rinjtë deri në moshën 29-vjeç”, Eksperti: Ulja e tatimit të taksës së punës, shumë më pak se sa është sot

schedule20:54 - 17 Shtator, 2024

schedule 20:54 - 17 Shtator, 2024

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarsi ka deklaruar në emisionin “Real Story” se së shpejti do të dali nga qeveria paketa e re, ku për të gjithë ata që janë deri në moshën 29-vjeç, do të ofrohet ulja e tatimit të taksës së punës.

Ndërsa, eksperti për punësimin dhe karrierën, Erion Muça ka thënë se taksimi në Shqipëri ka qene zero për të stimuluar ata të rinj që janë dhe kanë qene talente kryesisht në fusha të caktuara me qëllim të ndihmohen, të suportohen.

Erald Pashaj: Paga është e ulët, ne e kemi zero taksim. Nuk ka zero, le të themi 2 euro të vjetra duhet t’i paguash për këtë shtet.

Erion Muça: Ka qene taksimi zero për të stimuluar ata të rinj që janë dhe kanë qene talente kryesisht në fusha të caktuara me qëllim të ndihmohen, të suportohen.

Bardhi Sejdarsi: Lajmi i ri është paketa e re që del së shpejti nga qeveria, për të gjithë ata që janë deri në moshën 29-vjeç, ofrohet nga qeveria ulja e tatimit të taksës së punës, shumë më pak se sa është sot. Pra, do të hysh në tregun e punës, je deri në moshën 29 vjeç, nuk do ta paguash kaq sa paguajmë ne nga paga, do të paguash pothuajse gjysmën e kësaj me qëllim që të stimulohen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!