Pioli drejt Arabisë, “gjigantët” e Saudi Pro League kërkojnë teknikun italian

schedule16:56 - 17 Shtator, 2024

schedule 16:56 - 17 Shtator, 2024

Pritej të shkonte drejt “Bluve” të Napoli, megjithatë duket se e ardhmja e teknikut, Stefano Pioli ka marrë një rrjedhë tjetër, me ish-strategun e Milan, që kërkohet me ngulm nga “gjigantët” e Saudi Pro League, Al-Nassr.

Luis Castro pritet të largohet nga drejtimi i skuadrës, me portugezin që shpreson të nisë një aventurë evropiane dhe drejtuesit e Al-Nassr kanë piketuar 58-vjeçarin nga Parma si pasardhësin e tij, mirëpo, Pioli nuk është alternativa e vetme për pankinën e “gjigantëve” arabë.

Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe ish-teknikun e Milano e pret një ofertë e majme në aspektin ekonomik nëse vendos të largohet nga “kontinenti i vjetër”, pas eksperiencës së tij, 5-vjeçare, në “San Siro”. /i.m /abcnews.al