Rikthimi i Enrique, befason Pique: Nuk e di çfarë po ndodh te Spanja

schedule17:46 - 20 Nëntor, 2019

schedule 17:46 - 20 Nëntor, 2019

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka komentuar rikthimin e Luis Enriques në krye të pankinës së Spanjës. Enrique u largua nga drejtimi i kombëtares iberike për shkak të vdekjes së vajzës së tij, Xana Enrique, në moshën 9 vjeçare. Por tashmë, është zyrtarizuar nga Federata Spanjolle rikthimi i Enrique në krye të kombëtares.

Gerard Pique e njeh mirë trajnerin spanjoll, pasi ka punuar me të edhe tek ekipi i Barcelonës. Për rikthimin e Enriques, Pique tha: “Nuk e di çfarë po ndodh dhe çfarë ka ndodhur te kombëtarja. Shokët e skuadrës luajtën të hënën kundër Rumanisë dhe po presim të takohemi të gjithë.

Gjihtçka çfarë di është ajo që kam lexuar në media dhe besoj se në të ardhmen do të di më shumë. E vetmja gjë që mund të them është se rikthimi i Enriques më ka emocionuar shumë dhe isha shumë i lumtur kur lexova lajmin për rikthimin e tij”, tha mes të tjerash mbrojtësi katalanas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!