Kamala Harris ka thyer heshtjen e saj, duke reaguar ndaj atentatit të dytë ndaj Donald Trump.
Zëvendëspresidentja, e cila do të përballet me kandidatin e republikanëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, tha se ishte e lehtësuar që askush nuk u lëndua në tentativën për të vrarë rivalin e saj.
“Jam informuar për raportet e të shtënave me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida dhe jam e lumtur që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, shkroi Harris në platformën X.
Shërbimi Sekret amerikan raportohet se ka qëlluar kundër personit të armatosur dhe një i dyshuar u kap më vonë në atë që zyrtarët besojnë se ishte një përpjekje për të vrarë ish-presidentin.
/abcnews.al