Shitje diplomash në Itali/ Bari, arrestohen pronari dhe administratori i kolegjit “Wisdom”

schedule23:16 - 16 Shtator, 2024

schedule 23:16 - 16 Shtator, 2024

Një denoncim nga një student italian në prokurorinë e Tranit në Bari të Italisë ka çuar në zbulimin e një skeme të vërtetë kriminale që lëshonte diploma, tituj specializimesh dhe certifikata të falsifikuara. Nga operacioni i policisw italiane pwrfunduan nw pranga kwtw tw hwnw 9 persona me akuzat për mashtrime të rënda, falsifikim dokumentash, korrupsion dhe pastrim parash. Gjithsej janë 41 të dyshuar, ndërsa po hetohet edhe veprimtaria e 2 kompanive me seli në Romë dhe në Foxhia.

Në këtë skemë mashtrimi rezulton të jenë të përfshirë dhe dy italianët administratori dhe pronari I kolegjit universitar Ëisdom në Tiranë. Savino Cianci dhe Leonardo Catalano janë në mesin e nëtë personave të vënë në pranga në Itali. Sipas guardia di financa ky kolegj që në vendin tonë vepronte si institucion i arsimit të lartë, ëshhtë provuar se shpërndante diploma dhe certifikata false për qytetarë italianë që synonin të futeshin në administratë.

Këta shtetas, paguanin nga 8.000 euro për të marrë një kualifikim për të hyrë më tej në konkurset publike për tu punësuar në sektorin e arsimit.  Sipas hetimeve të prokurorisë italiane dy nga të arrestuarit dyshohet se i kanë dhënë ryshfet një zyrtari të administratws shqiptare për të “garantuar aktivizimin dhe përfundimin e favorshëm të procedurës së akreditimit të institucionit”.

Kolegji Universitar “WISDOM” në Tiranë, i cili sipas dokumentave të QKR rezulton të jetë themeluar që në vitin 1996  ka qenë në pronësi 100% shqiptare, por që nga viti 2021, administrator I saj është italiani Savino Cianci.

Nga skandali I shitjes së diplomave me baza në Trani dhe në Foxha të italisë janë mashtruar rreth 300 persona. Nga ky aktivitet kriminal sipas guardia di financës italiane, të arrestuarit kanë lëshuar vërtetime false dhe certifikata ekuivalente të rreme nga universitetet italiane, në veçanti nga Universiteti Sapienza i Romës. Ndërsa të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet I paligjshëm llogariten në shumën e 10 milionë eurove./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!