Pretendohet se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po mendon të shkarkojë ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant për shkak se është kundër një sulmi të madh ndaj Libanit.
Në lajmin e publikuar në gazetën “Haaretz”, vihet në dukje se nga Zyra e Netanyahut kanë qarkulluar së fundmi mesazhe ku thuhet se kryeministri i ka bërë thirrje ushtrisë izraelite të sulmojë Libanin në shkallë të gjerë, por që ministri i Mbrojtjes e ka kundërshtuar këtë.
Në lajmin e bazuar në burime anonime politike, pretendohet se Netanyahu ka përgatitur terrenin për të shkarkuar Gallantin, pavarësisht nëse realizohet apo jo sulmi në Liban.
Gjithashtu edhe ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir në postimin në llogarinë e tij në median sociale tha se prej muajsh i ka bërë thirrje Netanyahut të shkarkojë Gallantin dhe se ka ardhur koha që ta bëjë menjëherë këtë.
“Në veri duhet të jepet një vendim dhe Gallant nuk është njeriu i duhur për ta bërë këtë”, tha Ben-Gvir.
Televizioni shtetëror izraelit KAN raportoi se Zyra e Netanyahut e ka mohuar pretendimin në fjalë.