Sulm me mjete të forta në një shkollë në Rusi, disa të lënduar

schedule10:09 - 16 Shtator, 2024

schedule 10:09 - 16 Shtator, 2024

TIRANË- Në Chelyabinsk të Rusisë, një nxënës sulmoi shokët dhe mësuesit në shkollë me një çekiç.

Kjo u njoftua nga guvernatori i rajonit Chelyabinsk, Alexey Teksler.

Ai nuk specifikoi se sa persona u plagosën, ndërsa agjencive të lajmeve iu komunikua nga policia se, sipas informacioneve paraprake, tre nxënës dhe një mësues janë lënduar  dhe se sulmuesi, një nxënës i klasës së shtatë, i ka shkaktuar lëndime edhe vetes.

Teksler shtoi se ende nuk dihet se si studenti e solli çekiçin në shkollë dhe pse sigurimi nuk u përgjigj. Autoritetet janë në vendin e ngjarjes dhe se po zhvillohen hetime./ abcnews.al