Irani: Jemi të hapur për dialog, nuk do t’i përgjigjemi kërcënimeve dhe presionit të Perëndimit

schedule16:22 - 14 Shtator, 2024

schedule 16:22 - 14 Shtator, 2024

Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se Teherani është i hapur ndaj diplomacisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet, por jo ndaj“kërcënimeve dhe presioneve”, raporton media shtetërore pasi SHBA dhe tre fuqitë evropiane vendosën sanksione kundër sektorit të aviacionit në vend.

Komentet e Abbas Araqchi vijnë një ditë pasi kryediplomati i Bashkimit Evropian tha se blloku po shqyrton sanksione të reja që synojnë sektorin e aviacionit të Iranit, si reagim ndaj raporteve që Teherani ka furnizuar Rusinë me raketa balistike në luftën kundër Ukrainës.

“Irani vazhdon rrugën e tij me forcë, edhe pse ne kemi qenë gjithmonë të hapur për bisedime për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve… por dialogu duhet të bazohet në respekt të ndërsjellë, jo në kërcënime dhe presione”, thotë Araqchi, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA.

Araqchi tha të mërkurën se Teherani nuk i kishte dorëzuar Rusisë asnjë raketë balistike dhe sanksionet e vendosura ndaj Iranit nga Shtetet e Bashkuara dhe tre fuqitë evropiane nuk do të zgjidhin asnjë problem mes tyre.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania dhe Franca vendosën të martën sanksione të reja ndaj Iranit, duke përfshirë masa kundër linjës ajrore të saj kombëtare Iran Air./abcnews.al