Po transportonte emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 28 vjeçari në Shkodër

schedule14:04 - 14 Shtator, 2024

schedule 14:04 - 14 Shtator, 2024

Një 28 vjeçar është kapur në flagrancë duke transportuar disa emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi.

I riu është ndaluar nga shërbimet e policisë Kufitare, në rrugën e fshatit Vukpalaj, duke transportuar me automjetin kundrejt pagesës, 4 shtetas nga Afganistani me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!